Menu
Djathë i bardhë

Në një nga zonat më të përshtatshme dhe të pastra të rajonit të Gjirokastrës, ne prodhojmë djathin e bardhë Gjirofarm.

Prodhuar 100% nga qumështi i grumbulluar çdo mëngjes nga fermat e zonës i cili arrin brenda pak minutave pranë fabrikës tonë.

Shija e veçantë dhe vlerat ushqimore e kanë bërë djathin e bardhë Gjirofarm produktin më të besuar të familjeve shqiptare.

djathi_bardhe

Provoni të krijoni receta gatimi pa fund dhe shtojini jetës tuaj shije dhe vlera ushqimore të domosdoshme.

DJATH I BARDHË DELE

Djathi i bardhë Dele ofrohet në paketim plastik dhe ruhet në shëllirën e tij natyrale duke e sjellë të freskët dhe plot shije në çdo moment.

DJATH I BARDHË DELE

Djathi i bardhë Dele ofrohet në disa formate për t’ju përshtatur sa më mirë nevojave të gjithë konsumatorëve.

Mund të gjendet në paketim 900g, 360g dhe 200g.

DJATH I BARDHË DHIE 

Prodhuar 100% nga qumështi i dhisë ky produkt dallohet për aromën dhe shijen e tij e veçantë. Eshtë produkti ideal për t’u prerë në feta apo kubikë për tu pëdorur më pas në sallatatë apo gatimet tuaja të ndryshme.

Mund të gjendet në paketim 900g dhe 360g.

Vlera ushqimore në 100 g Sasi
Vlerë energjike 251 kcal/1075Kj
Proteina 16.5 g
Yndyrë 20.5 g
Karbohidrate 0 g
Kalcium 0.4 g

DJATH I BARDHË DELE NË AMBALAZH METALIK 

I përshtatshëm për të gjithë klientët që dëshirojnë ta blejnë këtë produkt si në kohët e vjetra, direkt nga fuçia. Emri i Gjirofarm i gdhëndur përmbi djath do t’ju garantojë për origjinalitetin e tij.

Mund të gjendet në ambalazh metalik 13kg.

DJATH I BARDHË DHIE NË AMBALAZH METALIK

Shija e tij e veçantë ruhet me kujdes brenda ambalazhit metalik i cili është i përshtatshëm për të gjitha marketet të cilat tregëtojnë djath rifuxho.

Origjinaliteti i tij garantohet nga emri Gjirofarm i cili është i gdhendur mbi çdo copëz djathi.

Mund të gjendet në ambalazh metalik 13kg.

Duke konsumuar këtë produkt, ju do të përfitoni kalciumin, proteinat dhe vitaminat që përmban qumështi.