Menu
Salcë djathi me erëza

Kombinimi i djathit me erëza dhe përbërës të ndryshëm është një specialitet i cili të ofron një eksperiencë shijeje tepër të veçantë.

Në këtë recetë do të gjeni një metodë fare të thjeshtë të kombinimit dhe përgatitjes së një salce të pranueshme me çdo gatim tjetër.

OK

Përbërësit:

  • 60 gr djath të bardhë Gjirofarm
  • 20 gr ullinj të zinj të pastruara nga farat
  • 3 lugë gjelle me kos Gjirofarm
  • ½ lëng limoni
  • 1 lugë gjelle gjethe mente të copetuar imët
  • Piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim djathin e bardhë të grirë imët dhe të bërë gati në formë pureje. Shtojmë ullinjtë e grirë imët, kosin, lëngun e limonit dhe pak piper të zi.

E trazojmë masën deri sa të krijohet një trajtë paste ose kremi.

Në fund shtojmë edhe menten e copëtuar imët dhe e përziejmë masën sërisht deri sa të krijohet një masë homogjene.

Kjo salcë është e përshtatshme për të shoqëruar të gjitha vaktet tuaja.

Salca e djathit me erëza është një element i kombinueshëm me gatimet e mishit, të perimeve, apo llojeve të ndryshme të bukës.

Një recetë e shpejtë dhe e pasur me vlera ushqyese të shëndetshme.