Menu
Sallatë e freskët me frut stine

Në ditët e nxehta të verës kërkojmë receta të shpejta, të freskëta dhe të plotësuara me vlerat ushqimore të nevojshme për organizmin.

Ne ju sugjerojmë këtë pjatë e cila përbëhet nga fruta të stinës dhe produkte tepër cilësore nga Gjirofarm.

1545146_1572798169651813_5684610391753751910_n

Përbërësit:

  • 1 thelë bostan të kuq
  • 50 gr fara kungulli të pjekura
  • 100 gr djath të bardhë Gjirofarm

Përgatitja:

Presim në kubik të vegjël thelën e bostanit. Marrim farat e kungullit dhe i vendosim në një tigan qe nuk ngjit. I pjekim pak farat e kungullit duke i trazuar vazhdimisht me luge druri. Kur farat të jenë pjekur fare pak, i heqim nga tigani dhe i hedhim sipër bostanit në mënyrë estetike. Në fund sipër përbërësve hedhin djathin e bardhë të prerë në forma kubike.

Kjo recetë është ideale për vaktet e ndërmjetme, ose për vaktet e zemrës, përpara televizorit apo në verandë.

Kërkon vetëm 5 minuta përgatitje dhe është tepër e shijshme për të përfituar lëngjet dhe proteinat e nevojshme për një organizëm të shëndetshëm.