Gjirofarm |

Dhalla, jo vetëm një pije e shijshme. 7 benefitet e konsumimit të dhallës
Dhalla është një produkt qumështi i fermentuar, i njohur dhe i përdorur gjerësisht. Ajo është një lëng i hollë dhe i turbullt, me shije pak të thartë.  Produkti i dhallës në fakt nuk përmban gjalpë dhe ka më pak yndyrë se qumështi i zakonshëm. Ndërsa lidhja e dhallës me gjalpin, e ka origjinën në mënyrën se si e përfitojmë këtë pije të fermentuar, nga procesi i djegies së gjalpit.

Preferohet të konsumohet e ftohtë dhe është një pije perfekte kur temperaturat janë të larta. Ngjason me kosin në shije, ndërsa në pamje me qumështin, vetëm paksa më e trashë. Dhalla përdoret edhe si një përbërës në gatime të ndryshme dhe konsiderohet si një produkt me veti të jashtëzakonshme në pjekje. Në disa pjata përdoret për të marinuar mishin, duke e bërë atë më të butë dhe duke i dhënë aromë të mirë.

Më poshtë janë 7 arsye kryesore pse duhet të konsumojmë më shumë dhallë:

Ndihmon në reduktimin e aciditetit në organizëm

Benefiti i parë që vjen ndër mend kur flasim për dhallën, është lehtësimi i aciditetit në organizëm. Zgjidhja më e shpejtë natyrale për të neutralizuar acidet në stomak, është prija e një gote dhallë. Prandaj ky produkt nuk duhet të mungojë asnjëherë në frigorifer.

Nuk lejon të dehidratohesh

E pasur me natrium, kalcium, magnez dhe kalium, nuk lejon që trupi të dehitratohet sidomos gjatë verës. Në këtë mënyrë parandalohen çdo efekt negativ që mund të krijojë dehidratimi në organizëm.

E pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese

Dhalla përmban shumë lëndë ushqyese dhe është një burim i pasur i kalciumit. Shumë e pasur me proteina, shumëllojshmëri të mineraleve dhe vitaminave, të tilla si kalium, vitaminë B, mund të konsumohet përditë dhe të bëhet pjesë e rregullt e dietës, sidomos në stinën e verës.

Ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit

Konsumimi i përditshëm i dhallës, mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve.

Ndihmon shëndetin e kockave

Dhalla është një nga burimet më të mira natyrore të kalciumit, një elektrolit që ndihmon shëndetin e kockave, zemrës dhe muskujve. Duke siguruar ushqim për zhvillimin e kockave të reja, gjithashtu zvogëlon rrezikun e osteoporozës.

Ul presionin e gjakut

Studimet kanë treguar se përdorimi i dhallës, ndihmon pacientët më presion të lartë të gjakut.

Proteinat bioaktive kontrollojnë nivelin e kolesterolit dhe ndihmojnë në minimizimin e presionit të gjakut.

Ndihmon në rritjen e imunitetit

Përdorimi i rregullt i dhallës forcon imunitetin dhe mbron organizmin nga infeksionet. Prania e baktereve të shëndetshme dhe e acidit laktik, ndihmon në luftën kundër patogjeneve shkaktarë sëmundjesh, si edhe përshpejtimin e metabolizmit.

Dhalla mund të blihet pothuajse në çdo supermarket dhe dyqan ushqimor. Dhalla Gjirofarm është speciale sepse prodhohet sipas recetës së vjetër gjirokastrite, sipas një formule përzjerje e kosit të plotë me ujin e kulluar të zonës.

Gjirofarm prodhon dhallë me shije kremoze dhe që e ruan shkumën shumë gjatë. Për çdo konsumator, dhalla Gjirfarm, është e përshtatshme për kuzhinën moderne ose tradicionale, hidraton dhe ofron vlera ushqyese.

Këshillohet kujdes me ruajtjen e saj në frigorifer dhe përdorimin shpejt pasi të hapet.

Gjirofarm, shija shqiptare që shkon larg
Gjirofarm është kompania shqiptare e prodhimit të bulmetit, që e ka shtrirë shpërndarjen e produkteve të saj të shijshme edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

E njohur për cilësinë dhe teknologjinë më të re të përpunimit të produkteve të saj, Gjirofarm është misionare e dërgimit të “shijes së shtëpisë” deri larg. Besnike e traditës në prodhimin e bulmetit, pasi ka doniminuar tregun vendas, ka kapërcyer çdo kufi. Duke krijuar një treg për produktet e saj në Shtetet e Bashkuara, marka Gjirofarm është e njohur jo vetëm për shqiptarët që i merr malli për këtë shije atdheu, por dhe për konsumatorët vendas që dinë të ushqehen dhe të dallojnë shijen dhe cilësinë e mirë. Nuk është më e nevojshme që të afërmit apo miqtë kur udhëtojnë nga Shqipëria, bashkë me bagazhet të transportojnë një copëz “djath të mirë” për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë “porosi” e kryen më së miri Gjirofarm dhe, jo vetëm me djathin.

Në tryezat e shqiptarëve të Amerikës, nuk mungojnë në asnjë rast produket e ndryshme që kompania Gjirofarm dërgon dhe shpërndan atje: djathë dele, djathë dhie, kaçkavall dele, kaçkavall lope, kaimaki dhe dhallë ariani.

Në përmirësim të vazhdueshëm të produkteve dhe proçeseve të përpunimit, fuqia e Gjirofarm qëndron edhe në shërbimin ndaj konsumatorit. Një konsumator që jeton në New York, Michigan, New Jersey, Pennsylvania, Masachusset, Connecticut apo Florida dhe që e gjen bulmetin e vet të përzgjedhur fare pranë shtëpisë. Në morinë e pafundme të zgjedhjeve të një tregu gjigand, konsumatori që zgjedh Gjirofarm është besnik dhe nuk e ndërron atë. Dhe kompania ka vendosur t’i dedikohet kësaj besnikërie me furnizimin e vazhdueshëm me shijen e preferuar.

Gjalpi, produkti pa të cilin nuk bëjmë dot. Vlera e tij në gatimet tona erëmira
Sa herë e ke dëgjuar që gatimet me gjalp janë më të shëndetshme dhe më të shijshme se ato me vaj? Shumë mendojnë se këtë bindje e kemi trashëguar nga koha kur mamatë e kishin të vështirë të blinin sasi gjalpi që mund mbulonte plotësisht nevojat e gatimit në familje. Në fakt, kohë më parë, në Shqipëri gjalpi përdorej kryesisht vetëm për t’u shijuar me bukë. Për shkak të tregëtimit të kufizuar, gjalpi futej shumë pak në gatim. Prandaj për shumë vite, në frigoriferin e konsumatorit shqiptar, gjalpi futej tek “gjërat e mira” dhe disi të rralla.

Sido të jetë, gjalpi është një produkt i vlefshëm për shumë arsye të tjera. Ekziston një shprehje sipas së cilës, e vetmja gjë më e mirë se gjalpi, është… edhe më shumë gjalp.

E vërteta është që çdo gjë me gjalp është shumë e mirë

Gjalpi jo vetëm i jep një shije edhe më të mirë çdo ushqimi, por ai ka cilësi që janë çelësi i vlerës së shumë gatimeve dhe veçanërisht ëmbëlsirave.

Gjalpi është një ndër përbërësit kryesorë dhe i pranishëm në shumë receta brumërash dhe ëmbëlsirash si biskota, krem, kek, torta. Ai përbëhet nga 80% yndyrë dhe pjesa tjetër është kryesisht ujë dhe disa elemente të tjerë. Vlera e gjalpit del në pah sidomos gjatë proçesit të pjekjes. Gjalpi i jep shije dhe ndihmon në tharjen, strukturën, shkrirjen apo në lagështinë e masës së ëmbëlsirave. Madje, ky përbërës kaq i zakonshëm në kuzhinat tona ndihmon që produktet e pjekura të ruhen për pak më gjatë. Prania e gjalpit në sasi e në mënyrën e duhur, i jep ëmbëlsirave strukturë të butë dhe elastike.

Gjithashtu gjalpi është i pranishëm në përgatitjen e shumë salcave, duke i dhënë atyre vlerë ushqimore dhe shije të veçantë. Përqindja e lartë e yndyrës e bën gjalpin akoma më të shijshëm dhe të dobishëm në receta të ndryshme. Yndyra e ndihmon gjalpin të lidhjet edhe më mirë me produktet e tjera të recetës. Falë kombinimit me gjalp, edhe shija e produkteve të tjera bëhet më e mirë dhe e dallueshme.

Gjalpi i dhisë dhe i deles, si një privilegj që na ka falur natyra

Gjalpi që konsumohet më gjerësisht në botë është ai i prodhuar nga qumështi i lopës. Por për shkak të disa benefiteve, edhe gjalpi i nxjerrë nga qumështi i gjitarëve të tjerë si delet apo dhitë pëlqehet dhe përdoret shumë.

Dihet se me gjithë vlerat e mëdha që ka, gjalpi i lopës nuk tretet lehtë për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës. Nga ana tjetër, gjalpi i dhisë ka një përmbajtje më të ulët të yndyrës dhe më pak laktoza, gjë që e bën atë më lehtësisht të tretshëm. Produktet e qumështit të dhisë konsiderohen ndër më të mirat për shëndetin, pikërisht sepse janë më të lehta për t’u tretur dhe ulin disa lloje rreziqesh për shëndetin. Mjafton të përmendin këtu diabetin. Gjithashtu, qumështi i dhisë ndihmon në përthitjen e hekurit e të kalciumit dhe nuk shkakton asnjë stres në stomak. Gjalpi i dhisë është mjaft i preferuar për shkak të shijes së tij specifike dhe disi të mprehtë, e cila nuk harrohet kollaj. Ndër benefitet kryesore të gjalpit të dhisë, mund të përmendim që nuk përmban shumë kalori. Ai, tejet i pasur me hekur, ndihmon metabolizmin pasi është i lehtë dhe lagështia që përmban e bën të kënaqshëm në gatim. Ky gjalp mund të përdoret dhe për fëmijët e porsalindur pasi ka disa ngjashmëri me qumështin e gjirit të nënës.

Ndërsa gjalpi i deles është një produkt që shquhet për aromën që të kënaq hundën dhe të hap oreksin. Falë pasurisë më vitaminën K përdoret gjerësisht për kockat, por gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A.

Gjalpi i dhisë dhe i deles prodhuar nga Gjirofarm, përmban veçoritë më të mira për të qenë në gatimet e çdo kuzhine. Mos harroni ta përdorni gjalpin tonë në gatimet me pjekje, salcat apo ëmbëlsirat e shijshme dhe gjithë shtëpia juaj do të ketë vërtet aromë feste.

NJOFTIM!
Të dashur konsumatorë!

Në respekt të marrëdhënies sonë të besimit, të përgjegjshmërisë dhe transparencës së kompanisë Gjirofarma sh.a, kemi vendosur të ndajmë me ju një informacion në lidhje me mungesën e produktit të kosit dhe salcës së kosit Gjirofarm në treg.

Ky vendim është marrë pasi në analizat rutinë që ne bëjmë vazhdimisht për vetëkontroll, na ka rezultuar një problem teknik në linjën e prodhimit.

Për sigurinë ushqimore dhe parandalimin e çdo problemi të mundshëm, reaguam menjëherë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe institucionet përkatës, produkti u largua nga njësitë e shitjes.

Teknikët tanë sigurojnë se brenda 6 ditësh do të kthehemi në treg me një produkt të sigurt si më parë me standardet më të larta.

Falenderojmë çdo market që reagoi në kohë dhe bashkëpunoi me të gjithë agjentët tanë në terren për heqjen nga raftet e tyre të produkteve të mësipërme.

Vlerësojmë mirëkuptimin tuaj si konsumatorë, pasi interesi ynë i vetëm është shëndeti dhe siguria ushqimore e të gjithëve.

Faleminderit që jeni me ne!

KAÇKAVALLI: HISTORIA, KURIOZITETET, RECETAT DHE PRODHUESIT MË TË MIRË
Me siguri je mësuar ta vendosësh gati çdo ditë në qendër të tavolinës. Herë si shoqërues për verën, e herë tjetër të pjekur apo të shkrirë sipër patateve të furrës. Nuk është çudi pse të pëlqen kaq shumë djathi kaçkavall. Ti dhe familja jote jeni vazhdimi i një tradite qindra vjeçare e cila shijohet me fanatizëm nga Italia fqinje e deri në Sirinë e largët. Gati të gjithë nuk bëjmë dot pa djathin kaçkavall. Por sa e njohim këtë djathë aq sa unik dhe të shijshëm?

Pse na pëlqen kaq shumë djathi kaçkavall?

Disa shije trashëgohen e nuk harrohen kollaj për një kohë shumë të gjatë. Djathi kaçkavall e vërteton këtë gjë përsosmërisht. Si një nga djathrat më antikë në botë, ekzistenca e kaçkavallit përmendet qysh në shekullin e pestë P.e.s. nga Hipokrati. Në fakt, themeluesi i mjekësisë, Hipokrati është i pari në histori që përshkruan se si përgatitet kaçkavalli, sipas asaj që ai e cilësonte si metoda greke. Asokohe, aq shumë pëlqehej ky djathë sa madje përdorej edhe si valutë shkëmbimi midis pronarëve të mëdhenj të tokave.

Disa studiues e lidhin origjinën e emrit kaçkavall me versionin e tij italian “caciocavallo”, i cili fjalë për fjalë përkthehet si “djathë kali”. Të tjerë shkojnë përtej përkthimit të thjeshtë dhe hedhin hipotezën se emri derivon nga mënyra se si italianët e kanë stazhionuar ndër shekuj kaçkavallin. Ata e vjetërojnë kaçakvallin duke e varur nëpër trarë “a cavallo”, njëlloj si kalorësit i varin pajimet mbi kuajt e tyre. Ndërsa studiues të tjerë në Ballkan e lidhin origjinën e emrit me kulturën nomade vllehe, pasi “kaç” rrjedh nga fjala arumune djathë dhe mënyra e përgatitjes së kaçkavallit përkon edhe me traditën e tyre blegtorale. Ndërsa në Shqipëri, siç e dimë, kaçkavalli pëlqehet aq shumë sa emrin e tij ia vendosim të gjithë djathrave të stazhionuar (dhe jo të bardhë).

Fakti pse kaçkavalli është tejet i përhapur nga Italia e deri në Lindjen e Mesme natyrisht shkon përtej traditës dhe lidhet edhe me shijen e tij të mrekullueshme. Ky djathë është nga më praktikët për t’u stazhionuar dhe gjithashtu përcjell përsosmërisht vetitë aromatike apo ushqyese të qumështit. I përgatitur kryesisht nga qumështi i lopës dhe i deles, kaçkavalli mbulohet nga një shtresë e hollë 4 milimetra me shije të këndshme. Në brendësi, brumi është kompakt, i bardhë në të verdhë, aromatik dhe me shije të plotë. Një mrekulli e trashëguar me mjeshtëri.

Disa receta

Kaçkavalli mund të bëjë diferencën që në mëngjes si një burim i mirë proteinash dhe anti-oksidantësh. Provoje ta gatuash në omletën tënde pak para se të dalësh nga shtëpia dhe do të shohësh se me sa energji do ta nisësh ditën. Ka dhe nga ata që mëngjesin e marrin me më shumë nge dhe kaçkavallin e përdorin si përbërës për petulla me patate. Si oreks-ndjellës ky djathë nuk ka të krahasuar. Mund ta shijojmë të freskët e të pagatuar, ta përgatisim në furrë me patate, si kroketa ose ia shtojmë sallatës si nisja e një vakti që mbahet mend gjatë. Po aq të larmishme janë edhe përdorimet e kaçkavallit tek pjatat e para. Në furrë me spinaq, si përbërës i byrekut apo si bërthama e qofteve me oriz, kaçkavalli tregon se përtej shijes ka edhe një strukturë shumë të mirë.

Ku të gjesh kaçkavall të shijshëm

Të ka shkuar mendja për të provuar pak kaçkavall? Je i interesuar të dish se ku mund të gjesh kaçkavall cilësor, të shijshëm e të përgatitur sipas një tradite të gjatë? Nuk është aq e komplikuar apo ekskluzive sa duket. Për fat të mirë në raftet e marketit më të afërt do të gjesh mjeshtërinë Gjirofarm në stazhionimin e kaçkavallit. Djathi kaçkavall Argjiro, nga Gjirofarm, prodhohet sipas një recete tradicionale gjirokastrite ku baza e qumështit mbart aromat e kullotave dhe i përket një cilësie të lartë. Argjiro prodhohet me qumësht deleje dhe stazhionohet me kujdes. Argjiro është vazhdimi i metodave dhe i një kulture blegtorale e cila trashëgohet brez pas brezi në kullotat përreth Gjirokastrës. Ndaj kur shijon Argjiro sapo ke vënë në gojë një copëz historie të shijshme.

Pse nuk i bëjmë dot naze. Historia dhe të mirat e djathit.
Me siguri edhe ti je një nga ata që nuk i rezistojnë dot djathit, qoftë ky i bardhë, kaçkavall, me qumësht deleje, dhie apo lope. Je mësuar ta vendosësh në mes të tavolinës si oreks ndjellës, si shoqërues për verën ose si përbërës për recetat e tua të shijshme. Nuk ke faj. Djathi është një ushqim fantastik.

Pak histori

Dashuria jonë për djathin nis 8000 vjet më parë. Madje, gjatë kësaj periudhe kohore, njerëzimi kishte mjeshtrat e tij në bërjen e djathit në shumë kultura anembanë botës. Zbutja e kafshëve për kullota luajti një rol kryesor në shpikjen, zhvillimin dhe perfeksionimin e artit të të bërit bulmet. Të njëjtat kafshë na dhanë qumështin, lëndën bazë e më të rëndësishme për të prodhuar djathë. Gjatë gjithë historisë shumë kafshë janë vlerësuar për qumështin e tyre, duke përfshirë këtu edhe buallin, devenë apo bizontët. Në ditët e sotme për të prodhuar bulmet më së shumti përdoret qumështi i lopës, me një rritje mbi 50% vetëm në 40 vitet e fundit. Por, ndërkohë që konsumi i qumështit të lëngshëm ka tendencë të zvogëlohet, në të gjithë botën, djathi sa vjen e pëlqehet më shumë.

Pse djathi na pëlqen kaq shumë

Mesatarisht secili prej nesh konsumon mbi 15 kg djathë në vit. Mos u çudit! Përveç shijes së shkëlqyer, me sa duket organizmi jonë na falenderon sa herë konsumojmë djathë.

Ky produkt është burim shumë i mirë kalciumi, yndyrnash dhe proteinash. Gjithashtu tek djathi gjejmë sasi të mëdha zinku, fosfori dhe vitaminash (A & B-12).

Djathi i prodhuar nga qumështi i kafshëve 100% të ushqyera me bar është më i pasuri me vlera ushqyese të rralla si omega-3 apo vitamina K-2.

Djathi (dhe produket e bulmetit) na mbrojnë dhëmbët nga karjet dhe dëmtimi. Sipas një studimi danez të vitit 2015, fëmijët që konsumonin më shumë djathë pas një periudhe tre-vjeçare ishin më pak të rrezikuar në shëndetin e dhëmbëve. Djathi është treguar çudibërës edhe për patologji të tjera si për shembull Osteoporoza. Vitaminat, kalciumi dhe proteinat që ndodhen tek djathi ulin riksun e prekjes nga kjo sëmundje e kockave.

Gjithashtu është vërtetuar se djathi ndihmon në formimin e muskujve, në forcimin e sistemit imunitar dhe në balancimin e presionit të gjakut tek ata që vuajnë nga tensioni i lartë.

Ne në Gjirofarm kemi një recetë për të gjitha këto të mira

Receta jonë për të sjellë në tavolinat tuaja djathin më të shijshëm e më të shëndetshëm në të gjithë Jugun është fare e thjeshtë. Së pari ne respektojmë me fanatizëm traditën e blegtorëve gjirokastritë, të trashëguar brez pas brezi. Novacion kemi sjellë vetëm në pastërti, shpejtësi dhe konservim më të mirë. Si e vetmja mënyrë që djathi ynë të mbërrijë tek ti sa më i freskët. Qumështin e mbledhim nga blegtorët e zonës sonë, të cilët i rrisin kafshët me kujdes të madh. Nga procesi i mjeljes e deri tek fabrika jonë, qumështi bën një rrugë që zgjat vetëm disa minuta. Kaq afër jemi me traditën, historinë dhe cilësinë që na kanë lënë trashëgimi prej qindra vitesh. Me emrin Gjirofarm do të gjesh djathë dhie, lope apo deleje. Dimë të bëjmë përsosmërisht djathë të bardhë, por jemi të specializuar edhe te kaçkavalli, sepse i duam tavolinat tuaja plot me shëndet të mirë.

Qumësht lope UHT
Gjirofarm sjell në treg qumësht lope UHT, i pasterizuar dhe kontrolluar në teknologji të lartë. Ky produkt vjen në paketim 1 litër dhe në variantin e 1.5 % yndyrë dhe 3.2 % yndyrë.

SPECA TË MBUSHURA ME GJIZË
Kjo recetë është një shije identifikuese sidomos për stinën e verës. Sugjerimi ynë vjen duke përfituar nga vlerat ushqyese të perimeve të stinës dhe kombinimeve të tyre me produkte proteinike të freskëta dhe të shëndetshme.

Përbërësit:

6 speca të kuq

200 gr gjizë Gjirofarm

vaj ulliri

piper

gjethe majdanozi

Përgatitja:

Pastrojmë mirë specat dhe thajmë ujin me letrat e kuzhinës. I ndajmë në mes, shkëpusim farat dhe tulin e brendshem. Farat i hedhim në kosh, ndërsa tulin e grijmë në copëza të vogla dhe i grumbullojme në një tas. Pastrojmë mirë majdanozin dhe e grijmë imët. Këto copëza i bashkojmë me tulin e specave në tas ku shtojmë gjithashtu gjizën, piperin dhe pak vaj ulliri. E përzjejmë mirë masën deri sa të bëhet e njëtrajtshme dhe me ndihmën e një luge i vendosim brenda hapsirës së specave duke krijuar një formë mbushje. Marrim një tavë të cekët, e lyejmë me vaj ulliri dhe rendisim me kujdes specat në mënyrë që të mos na derdhet mbushja. Sipër cërkojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrën e nxehur më parë për pjekje. Kur sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë të lehtë, heqim tavën nga furra dhe shërbejmë recetën në pjatancë.

Për përgatitjen e kësaj recete duhen vetëm 20 minuta dhe shërben si recetë shoqëruese e gatimeve të ndryshme të mishit apo pastave. Këtë pjatë ju mund ta shoqëroni me pije sipas dëshirës.

SALLATË E FRESKËT ME FRUT STINE
Në ditët e nxehta të verës kërkojmë receta të shpejta, të freskëta dhe të plotësuara me vlerat ushqimore të nevojshme për organizmin.

Ne ju sugjerojmë këtë pjatë e cila përbëhet nga fruta të stinës dhe produkte tepër cilësore nga Gjirofarm.

Përbërësit:

1 thelë bostan të kuq

50 gr fara kungulli të pjekura

100 gr djath të bardhë Gjirofarm

Përgatitja:

Presim në kubik të vegjël thelën e bostanit. Marrim farat e kungullit dhe i vendosim në një tigan qe nuk ngjit. I pjekim pak farat e kungullit duke i trazuar vazhdimisht me luge druri. Kur farat të jenë pjekur fare pak, i heqim nga tigani dhe i hedhim sipër bostanit në mënyrë estetike. Në fund sipër përbërësve hedhin djathin e bardhë të prerë në forma kubike.

Kjo recetë është ideale për vaktet e ndërmjetme, ose për vaktet e zemrës, përpara televizorit apo në verandë.

Kërkon vetëm 5 minuta përgatitje dhe është tepër e shijshme për të përfituar lëngjet dhe proteinat e nevojshme për një organizëm të shëndetshëm.

SALCË DJATHI ME ERËZA
Kombinimi i djathit me erëza dhe përbërës të ndryshëm është një specialitet i cili të ofron një eksperiencë shijeje tepër të veçantë. Në këtë recetë do të gjeni një metodë fare të thjeshtë të kombinimit dhe përgatitjes së një salce të pranueshme me çdo gatim tjetër.

Përbërësit:

60 gr djath të bardhë Gjirofarm

20 gr ullinj të zinj të pastruara nga farat

3 lugë gjelle me kos Gjirofarm

½ lëng limoni

1 lugë gjelle gjethe mente të copetuar imët

PiperPërgatitja:

Në një tas vendosim djathin e bardhë të grirë imët dhe të bërë gati në formë pureje. Shtojmë ullinjtë e grirë imët, kosin, lëngun e limonit dhe pak piper të zi.E trazojmë masën deri sa të krijohet një trajtë paste ose kremi.Në fund shtojmë edhe menten e copëtuar imët dhe e përziejmë masën sërisht deri sa të krijohet një masë homogjene. Kjo salcë është e përshtatshme për të shoqëruar të gjitha vaktet tuaja. Salca e djathit me erëza është një element i kombinueshëm me gatimet e mishit, të perimeve, apo llojeve të ndryshme të bukës. Një recetë e shpejtë dhe e pasur me vlera ushqyese të shëndetshme.