Menu

Trashëgimia
Trashëgimia

Të udhëtosh në anët tona është e pamundur të mos ndjesh aromën e luleve, ajrin e pastër të natyrës së Malit të Gjerë dhe këmborët e bagëtive të bekuara.

gjirokastra

Përveç natyrës së gjallë, është dashuria për produktet e bulmetit si dhe mjeshtëria e të parëve që e bëjnë Gjirokastrën një nga themeluesit e traditës së djathit në vend. Shija e ëmbël e kullotave, trendelina e maleve përreth si dhe lulet e tjera ndihen dhe përcaktojnë veçantinë e këtyre produkteve.

Rajoni i Gjirokastrës shtrihet në jug të Shqipërisë dhe prej shekujsh prodhon produktet më cilësore të bulmetit. Në këtë zonë të mbrekullueshme, ne prodhojmë produkte tradicionale me të njëjtën shije dhe cilësi ashtu siç e trashëguam nga të parët tanë.