Rreth nesh

Trashëgimia

Kur udhëton në anët tona është e pamundur të mos ndjesh aromën e luleve, ajrin e pastër të natyrës së Malit të Gjerë dhe këmborët e bagëtive të bekuara.

Përveç natyrës së gjallë, është dashuria për produktet e bulmetit si dhe mjeshtëria e të parëve që e bëjnë Gjirokastrën një nga themeluesit e traditive më të mira të bulmetit në Shqipëri. Shija e ëmbël e kullotave, trëndelina e maleve përreth si dhe lulet e tjera përcaktojnë veçantinë e këtyre produkteve. Rajoni i Gjirokastrës shtrihet në jug të Shqipërisë dhe prej shekujsh prodhon produktet më cilësore të bulmetit. Në këtë zonë të mrekullueshme, ne prodhojmë produkte tradicionale me të njëjtën shije dhe cilësi ashtu siç e trashëguam nga të parët tanë.