Menu
Pirja e qumështit parandalon osteoporozën

Shumë herët është thënë se fëmijët duhet të pinë qumësht për kocka dhe dhëmbë të shëndoshë. Mirëpo, një studim i ri ka treguar edhe një tjetër përparësi shkencore.

Pirja e qumështit që në fëmijëri zvogëlon rrezikun për osteoporozë në jetën e mëvonshme.

qumeshti

Së fundmi, shkencëtarët kanë kryer një studim në të cilën kanë përfshirë 3000 fëmijë të porsalindur.

Këta fëmijë janë ndjekur në ecurinë e ushqyerjes së tyre me qumësht përgjatë 10 viteve.

Rezultatet kanë treguar se fëmijët, të cilët kanë konsumuar më shumtë qumësht gjatë fëmijërisë kanë pasur kocka më të forta.

Për këtë arsye shkencëtarët mendojnë se këta fëmijë janë më pak të rrezikuar që në moshën madhore të zhvillojnë sëmundjen e njohur si osteoporozë.

Sipas specialistëve italianë të Universitetit të Firences, për të mos u prekur nga sëmundja e kockave duhet të pijmë një gotë qumësht në ditë.

Qumështi i freskët Gjirofarm është zgjedhja e duhur, çdo ditë.