14 Jan Gjalpi, produkti pa të cilin nuk bëjmë dot. Vlera e tij në gatimet tona erëmira
Sa herë e ke dëgjuar që gatimet me gjalp janë më të shëndetshme dhe më të shijshme se ato me vaj? Shumë mendojnë se këtë bindje e kemi trashëguar nga koha kur mamatë e kishin të vështirë të blinin sasi gjalpi që mund mbulonte plotësisht nevojat e gatimit në familje. Në fakt, kohë më parë, në Shqipëri gjalpi përdorej kryesisht vetëm për t’u shijuar me bukë. Për shkak të tregëtimit të kufizuar, gjalpi futej shumë pak në gatim. Prandaj për shumë vite, në frigoriferin e konsumatorit shqiptar, gjalpi futej tek “gjërat e mira” dhe disi të rralla.
Sido të jetë, gjalpi është një produkt i vlefshëm për shumë arsye të tjera. Ekziston një shprehje sipas së cilës, e vetmja gjë më e mirë se gjalpi, është… edhe më shumë gjalp.
E vërteta është që çdo gjë me gjalp është shumë e mirë
Gjalpi jo vetëm i jep një shije edhe më të mirë çdo ushqimi, por ai ka cilësi që janë çelësi i vlerës së shumë gatimeve dhe veçanërisht ëmbëlsirave.
Gjalpi është një ndër përbërësit kryesorë dhe i pranishëm në shumë receta brumërash dhe ëmbëlsirash si biskota, krem, kek, torta. Ai përbëhet nga 80% yndyrë dhe pjesa tjetër është kryesisht ujë dhe disa elemente të tjerë. Vlera e gjalpit del në pah sidomos gjatë proçesit të pjekjes. Gjalpi i jep shije dhe ndihmon në tharjen, strukturën, shkrirjen apo në lagështinë e masës së ëmbëlsirave. Madje, ky përbërës kaq i zakonshëm në kuzhinat tona ndihmon që produktet e pjekura të ruhen për pak më gjatë. Prania e gjalpit në sasi e në mënyrën e duhur, i jep ëmbëlsirave strukturë të butë dhe elastike.
Gjithashtu gjalpi është i pranishëm në përgatitjen e shumë salcave, duke i dhënë atyre vlerë ushqimore dhe shije të veçantë. Përqindja e lartë e yndyrës e bën gjalpin akoma më të shijshëm dhe të dobishëm në receta të ndryshme. Yndyra e ndihmon gjalpin të lidhjet edhe më mirë me produktet e tjera të recetës. Falë kombinimit me gjalp, edhe shija e produkteve të tjera bëhet më e mirë dhe e dallueshme.
Gjalpi i dhisë dhe i deles, si një privilegj që na ka falur natyra
Gjalpi që konsumohet më gjerësisht në botë është ai i prodhuar nga qumështi i lopës. Por për shkak të disa benefiteve, edhe gjalpi i nxjerrë nga qumështi i gjitarëve të tjerë si delet apo dhitë pëlqehet dhe përdoret shumë.
Dihet se me gjithë vlerat e mëdha që ka, gjalpi i lopës nuk tretet lehtë për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës. Nga ana tjetër, gjalpi i dhisë ka një përmbajtje më të ulët të yndyrës dhe më pak laktoza, gjë që e bën atë më lehtësisht të tretshëm. Produktet e qumështit të dhisë konsiderohen ndër më të mirat për shëndetin, pikërisht sepse janë më të lehta për t’u tretur dhe ulin disa lloje rreziqesh për shëndetin. Mjafton të përmendin këtu diabetin. Gjithashtu, qumështi i dhisë ndihmon në përthitjen e hekurit e të kalciumit dhe nuk shkakton asnjë stres në stomak. Gjalpi i dhisë është mjaft i preferuar për shkak të shijes së tij specifike dhe disi të mprehtë, e cila nuk harrohet kollaj. Ndër benefitet kryesore të gjalpit të dhisë, mund të përmendim që nuk përmban shumë kalori. Ai, tejet i pasur me hekur, ndihmon metabolizmin pasi është i lehtë dhe lagështia që përmban e bën të kënaqshëm në gatim. Ky gjalp mund të përdoret dhe për fëmijët e porsalindur pasi ka disa ngjashmëri me qumështin e gjirit të nënës.
Ndërsa gjalpi i deles është një produkt që shquhet për aromën që të kënaq hundën dhe të hap oreksin. Falë pasurisë më vitaminën K përdoret gjerësisht për kockat, por gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A.
Gjalpi i dhisë dhe i deles prodhuar nga Gjirofarm, përmban veçoritë më të mira për të qenë në gatimet e çdo kuzhine. Mos harroni ta përdorni gjalpin tonë në gatimet me pjekje, salcat apo ëmbëlsirat e shijshme dhe gjithë shtëpia juaj do të ketë vërtet aromë feste.