Dhalla, jo vetëm një pije e shijshme. 7 benefitet e konsumimit të dhallës

Dhalla është një produkt qumështi i fermentuar, i njohur dhe i përdorur gjerësisht. Ajo është një lëng i hollë dhe i turbullt, me shije pak të thartë.  Produkti i dhallës në fakt nuk përmban gjalpë dhe ka më pak yndyrë se qumështi i zakonshëm. Ndërsa lidhja e dhallës me gjalpin, e ka origjinën në mënyrën se si e përfitojmë këtë pije të fermentuar, nga procesi i djegies së gjalpit.

Preferohet të konsumohet e ftohtë dhe është një pije perfekte kur temperaturat janë të larta. Ngjason me kosin në shije, ndërsa në pamje me qumështin, vetëm paksa më e trashë. Dhalla përdoret edhe si një përbërës në gatime të ndryshme dhe konsiderohet si një produkt me veti të jashtëzakonshme në pjekje. Në disa pjata përdoret për të marinuar mishin, duke e bërë atë më të butë dhe duke i dhënë aromë të mirë.

Më poshtë janë 7 arsye kryesore pse duhet të konsumojmë më shumë dhallë:

  1. Ndihmon në reduktimin e aciditetit në organizëm

Benefiti i parë që vjen ndër mend kur flasim për dhallën, është lehtësimi i aciditetit në organizëm. Zgjidhja më e shpejtë natyrale për të neutralizuar acidet në stomak, është prija e një gote dhallë. Prandaj ky produkt nuk duhet të mungojë asnjëherë në frigorifer.

  •  Nuk lejon të dehidratohesh

E pasur me natrium, kalcium, magnez dhe kalium, nuk lejon që trupi të dehitratohet sidomos gjatë verës. Në këtë mënyrë parandalohen çdo efekt negativ që mund të krijojë dehidratimi në organizëm.

  • E pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese

Dhalla përmban shumë lëndë ushqyese dhe është një burim i pasur i kalciumit. Shumë e pasur me proteina, shumëllojshmëri të mineraleve dhe vitaminave, të tilla si kalium, vitaminë B, mund të konsumohet përditë dhe të bëhet pjesë e rregullt e dietës, sidomos në stinën e verës.

  • Ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit

Konsumimi i përditshëm i dhallës, mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve.

  • Ndihmon shëndetin e kockave

Dhalla është një nga burimet më të mira natyrore të kalciumit, një elektrolit që ndihmon shëndetin e kockave, zemrës dhe muskujve. Duke siguruar ushqim për zhvillimin e kockave të reja, gjithashtu zvogëlon rrezikun e osteoporozës.  

  • Ul presionin e gjakut

Studimet kanë treguar se përdorimi i dhallës, ndihmon pacientët më presion të lartë të gjakut.

Proteinat bioaktive kontrollojnë nivelin e kolesterolit dhe ndihmojnë në minimizimin e presionit të gjakut.

  • Ndihmon në rritjen e imunitetit

Përdorimi i rregullt i dhallës forcon imunitetin dhe mbron organizmin nga infeksionet. Prania e baktereve të shëndetshme dhe e acidit laktik, ndihmon në luftën kundër patogjeneve shkaktarë sëmundjesh, si edhe përshpejtimin e metabolizmit.

Dhalla mund të blihet pothuajse në çdo supermarket dhe dyqan ushqimor. Dhalla Gjirofarm është speciale sepse prodhohet sipas recetës së vjetër gjirokastrite, sipas një formule përzjerje e kosit të plotë me ujin e kulluar të zonës.

Gjirofarm prodhon dhallë me shije kremoze dhe që e ruan shkumën shumë gjatë. Për çdo konsumator, dhalla Gjirfarm, është e përshtatshme për kuzhinën moderne ose tradicionale, hidraton dhe ofron vlera ushqyese.

Këshillohet kujdes me ruajtjen e saj në frigorifer dhe përdorimin shpejt pasi të hapet.