04 Mar Gjirofarm, shija shqiptare që shkon larg
Gjirofarm është kompania shqiptare e prodhimit të bulmetit, që e ka shtrirë shpërndarjen e produkteve të saj të shijshme edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
E njohur për cilësinë dhe teknologjinë më të re të përpunimit të produkteve të saj, Gjirofarm është misionare e dërgimit të “shijes së shtëpisë” deri larg. Besnike e traditës në prodhimin e bulmetit, pasi ka doniminuar tregun vendas, ka kapërcyer çdo kufi. Duke krijuar një treg për produktet e saj në Shtetet e Bashkuara, marka Gjirofarm është e njohur jo vetëm për shqiptarët që i merr malli për këtë shije atdheu, por dhe për konsumatorët vendas që dinë të ushqehen dhe të dallojnë shijen dhe cilësinë e mirë. Nuk është më e nevojshme që të afërmit apo miqtë kur udhëtojnë nga Shqipëria, bashkë me bagazhet të transportojnë një copëz “djath të mirë” për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë “porosi” e kryen më së miri Gjirofarm dhe, jo vetëm me djathin.
Në tryezat e shqiptarëve të Amerikës, nuk mungojnë në asnjë rast produket e ndryshme që kompania Gjirofarm dërgon dhe shpërndan atje: djathë dele, djathë dhie, kaçkavall dele, kaçkavall lope, kaimaki dhe dhallë ariani.
Në përmirësim të vazhdueshëm të produkteve dhe proçeseve të përpunimit, fuqia e Gjirofarm qëndron edhe në shërbimin ndaj konsumatorit. Një konsumator që jeton në New York, Michigan, New Jersey, Pennsylvania, Masachusset, Connecticut apo Florida dhe që e gjen bulmetin e vet të përzgjedhur fare pranë shtëpisë. Në morinë e pafundme të zgjedhjeve të një tregu gjigand, konsumatori që zgjedh Gjirofarm është besnik dhe nuk e ndërron atë. Dhe kompania ka vendosur t’i dedikohet kësaj besnikërie me furnizimin e vazhdueshëm me shijen e preferuar.