Atë çfarë bëjmë, ne e përkufizojmë si një art të vjetër, të ushtruar brenda një shtëpie moderne. Sepse në të vërtetë ky është edhe thelbi i punës sonë çdo ditë. Ne ruajmë vlerat dhe metodën tradicionale të trajtimit të bulmetit, duke e kombinuar atë me teknikat e reja të prodhimit brenda një fabrike moderne.
Fabrika e Gjirofarm ndodhet në një vend piktoresk vetëm pak kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. E njohur për aplikimin e teknologjisë më të re në Europe, produktet e punishtes Gjirofarm janë duke rrëmbyer vendin e parë në tregun vendas. Produktet me logon “Gjirofarm” prodhohen nga qumështi tepër cilësor i bagëtive që kullosin në rajonin e Gjirokastrës. Qumështi i sapo mjelë ruhet në temperaturë të ulët që nga momenti i grumbullimit deri në kohën kur fillon përpunimi i tij në fabrikë. Qumështi i grumbulluar në termusat e përshtatshëm kalon më pas në fazën e kontrollit laboratorik, standartizimin dhe pjesën e mëtejshme të procesit.
Kujdesi i treguar gjatë grumbullimit dhe testimit laboratorik siguron produkte të kontrolluara dhe të shëndetshme.
Eksperienca dhe puna shkencore e veterinerëve dhe blegtorëve bën që ky proces të monitorohet mjaft mirë. Ata kujdesen për ushqimin natyror dhe të kontrolluar të kafshëve, parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si dhe trajnimin e ritësave të rinj duke respektuar të gjitha standartet për një higjienë të përditshme në manaxhimin e fermave blegtorale.
E gjithë kjo punë e kujdesshme dhe profesionale, ka bërë që Gjirofarm të certifikohet nga Sistemi HACCP (Hazard Analysis and Critical Control Point) për kontrollin e cilësisë, sigurisë dhe të zbatimit të standarteve më të larta në prodhimin e produkteve të bulmetit.