Kosi i lopës Gjirofarm prodhohet me të njëjtën metodë që është përdorur në rajonin e Gjirokastrës prej shumë vitesh. Sekreti qëndron tek cilësia tepër e lartë e qumështit, i cili përdoret në të njëjtën ditë që është mjelë.
Kosi i lopës Gjirofarm ka shije tepër të këndëshme dhe vlera të shumta ushqimore, pasi përmban proteina, karbohidrate, vitaminë A, B etj. Kosi Gjirofarm është ideal për të shoqëruar vaktin tuaj ose për t’u përdorur si një vakt më vete.
Mund të gjendet në paketim 400 g.
Vlera ushqimore në 100 ml:
Kosi i lopës Gjirofarm vjen edhe në formatin e shishes, i cili ruan akoma më shumë freskinë dhe shijen.
Mund të gjendet në paketim 900g.