20 Mar KOSI DHE TË MIRAT QË (NDOSHTA) NUK I DINI
Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësor.
Kosi është ushqimi që edhe dietologët e sugjerojnë se duhet ngrënë çdo ditë. Më poshtë do të njiheni më të gjitha të mirat që ju vijnë nga konsumimi i tij.
Kos Gjirofarm I nevojshëm për organizminKosi është një nga produktet më të mira të qumështit që i nevojitet organizmit të njeriut. Ai është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut. Nëse ndiheni me stomak të fryrë, konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë do t’ju lehtësonte shumë, pasi redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta. Kosi mund të përdoret në çdo vakt. Në mëngjes dhe në darkë janë vaktet që dietologët sugjerojnë më tepër.Një ndihmës i madh i djegies së yndyraveNjë studim i kryer nga Universiteti i Tenesit, ka zbuluar se personat që përfshinin kosin pa yndyrë në programin e tyre të humbjes së peshës, humbnin më shumë kile në krahasim me ata që kishin reduktuar vetëm kaloritë. Ngrënësit e kosit humbën 22 për qind më shumë peshë, 61 për qind më shumë yndyrë të trupit dhe 81 për qind më shumë yndyrë të barkut gjatë 12 javëve të studimit. Kosi përmban proteina dhe elemente fermentues që ndihmojnë në tretje. Këta janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete.
Lufton gripin
Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit.
Specialistët kanë theksuar se këto baktere mund të përdoren në sprajtët e hundës, në sapunët e lëngshëm dhe në filtrat e ujit për të penguar përhapjen e virusit të gripit.
Ai mund të shoqërohet edhe me fruta me vitamin C, që po ashtu ndihmojnë në luftën kundër gripit.
Probiotikët luftojnë metalet
Kosi me përmbajtje probiotike mund të zvogëlojë absorbimin e disa metaleve të rënda dhe toksinave mjedisore deri në 78% te gratë shtatzëna.
Studimi i kryer nga shkencëtarët e Qendrës Lawson të Institutit të Kërkimeve mbi Shëndetësinë në Kanada, ofron provën e parë klinike se një sasi kosi probiotik mund të përdoret për të zvogëluar rreziqet shëndetësore të lidhura me mërkurin dhe arsenikun.