13 Jan NJOFTIM!
Të dashur konsumatorë!
Në respekt të marrëdhënies sonë të besimit, të përgjegjshmërisë dhe transparencës së kompanisë Gjirofarma sh.a, kemi vendosur të ndajmë me ju një informacion në lidhje me mungesën e produktit të kosit dhe salcës së kosit Gjirofarm në treg.
Ky vendim është marrë pasi në analizat rutinë që ne bëjmë vazhdimisht për vetëkontroll, na ka rezultuar një problem teknik në linjën e prodhimit.
Për sigurinë ushqimore dhe parandalimin e çdo problemi të mundshëm, reaguam menjëherë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe institucionet përkatës, produkti u largua nga njësitë e shitjes.
Teknikët tanë sigurojnë se brenda 6 ditësh do të kthehemi në treg me një produkt të sigurt si më parë me standardet më të larta.
Falenderojmë çdo market që reagoi në kohë dhe bashkëpunoi me të gjithë agjentët tanë në terren për heqjen nga raftet e tyre të produkteve të mësipërme.
Vlerësojmë mirëkuptimin tuaj si konsumatorë, pasi interesi ynë i vetëm është shëndeti dhe siguria ushqimore e të gjithëve.
Faleminderit që jeni me ne!