Qumësht lope Full Taste

Qumësht lope Full Taste

Gjirofarm përpiqet çdo ditë që t’ju ofrojmë produkte të freskëta, të kontrolluara dhe të shijshme. Prandaj kemi nxjerr në treg një produkt, i cili plotëson të gjitha kërkesat tuaja.
Qumësht i freskët lope, i pasterizuar, i cili vjen në tavolinën tuaj vetëm pak orë pas mjeljes.

Ne kujdesemi që ky produkt të jetë qelibar, pa humbur asnjë nga vlerat e tij ushqimore si dhe shijen tradicionale.

Kategori:
Përshkrim

Produkti më i ri nga Gjirofarm, i cili ofron cilësi dhe shije të garantuar. Qumështi Gjirofarm mblidhet direkt nga kullotat e zonës së Gjirokastrës. Kontrollohet dhe pasterizohet me teknologji të avancuar. Ambalazhohet dhe shpërndahet në kushte të rrepta sigurie për të mbërritur te konsumatori brenda pak orësh.

Mund të gjendet në paketim 1.4 litër.

Vlera ushqimore në 100 ml:

  • Proteina 3.2 gr, SRD* 18%
  • Karbohidrate 4.6 gr, SRD* 5%
  • Yndyrë qumështi 2.2 gr, SRD* 6%
  • Vlerë energjetike 251KJ-60Kcal, SRD* 6%
  • Kalcium 120mg
  • Kripëra minerale 0.7 gr, SRD* 6%

* SRD = Sasia e Rekomanduar Ditore

  • Vitamina A 0.16mg
  • Vitamina E 2.0mg
  • Vitamina B1 0.28mg
  • Vitamina B3 3.6mg
  • Vitamina B6 0.40mg