SPECA TË MBUSHURA ME GJIZË

Kjo recetë është një shije identifikuese sidomos për stinën e verës. Sugjerimi ynë vjen duke përfituar nga vlerat ushqyese të perimeve të stinës dhe kombinimeve të tyre me produkte proteinike të freskëta dhe të shëndetshme.

Përbërësit:

    • 6 speca të kuq
    • 200 gr gjizë Gjirofarm
    • vaj ulliri
    • piper
    • gjethe majdanozi

Përgatitja:

Pastrojmë mirë specat dhe thajmë ujin me letrat e kuzhinës. I ndajmë në mes, shkëpusim farat dhe tulin e brendshem. Farat i hedhim në kosh, ndërsa tulin e grijmë në copëza të vogla dhe i grumbullojme në një tas. Pastrojmë mirë majdanozin dhe e grijmë imët. Këto copëza i bashkojmë me tulin e specave në tas ku shtojmë gjithashtu gjizën, piperin dhe pak vaj ulliri. E përzjejmë mirë masën deri sa të bëhet e njëtrajtshme dhe me ndihmën e një luge i vendosim brenda hapsirës së specave duke krijuar një formë mbushje. Marrim një tavë të cekët, e lyejmë me vaj ulliri dhe rendisim me kujdes specat në mënyrë që të mos na derdhet mbushja. Sipër cërkojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrën e nxehur më parë për pjekje. Kur sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë të lehtë, heqim tavën nga furra dhe shërbejmë recetën në pjatancë.
Për përgatitjen e kësaj recete duhen vetëm 20 minuta dhe shërben si recetë shoqëruese e gatimeve të ndryshme të mishit apo pastave. Këtë pjatë ju mund ta shoqëroni me pije sipas dëshirës.