14 Pri SALLATË E FRESKËT ME FRUT STINE
Në ditët e nxehta të verës kërkojmë receta të shpejta, të freskëta dhe të plotësuara me vlerat ushqimore të nevojshme për organizmin.
Ne ju sugjerojmë këtë pjatë e cila përbëhet nga fruta të stinës dhe produkte tepër cilësore nga Gjirofarm.
Përbërësit:
- 1 thelë bostan të kuq
- 50 gr fara kungulli të pjekura
- 100 gr djath të bardhë Gjirofarm
Përgatitja:
Presim në kubik të vegjël thelën e bostanit. Marrim farat e kungullit dhe i vendosim në një tigan qe nuk ngjit. I pjekim pak farat e kungullit duke i trazuar vazhdimisht me luge druri. Kur farat të jenë pjekur fare pak, i heqim nga tigani dhe i hedhim sipër bostanit në mënyrë estetike. Në fund sipër përbërësve hedhin djathin e bardhë të prerë në forma kubike.
Kjo recetë është ideale për vaktet e ndërmjetme, ose për vaktet e zemrës, përpara televizorit apo në verandë.
Kërkon vetëm 5 minuta përgatitje dhe është tepër e shijshme për të përfituar lëngjet dhe proteinat e nevojshme për një organizëm të shëndetshëm.